Vigan Kastrati u lind në Prishtinë, më 06 Korrik 1983.

Studimet universitare i ka përfunduar në Kolegjin “Iliria” për Menaxhment dhe Informatikë.

Z. Kastrati ka përvojë profesionale në menaxhim, udhëheqje dhe organizim. Njohës i proceseve administrative, financiare si dhe influencues në rritje të performancës së stafit dhe kompanisë.

Gjatë periudhës 2002 – 2005 ka punuar si drejtor ekzekutiv në OJQ “Promote Arty”. Përgjegjës për të punuar ngushtë me Ministrinë e Sportit, Kulturës dhe Rinisë në avancimin e pozitës së Artit në Kosovë.

Në vitet 2004 – 2009 ushtroi detyrën e menaxherit në kompaninë “Kastrati Group”.

Në periudhën 2006 - 2008 ushtroi detyrën e kryetarit në OJQ “Prishtina Youth Network”.

Z. Kastrati 2009 - 2013 ka punuar si Koordinator i Projektit në OJQ “Focus”. Roli i të cilit ka qenë organizimi i ekipës dhe planifikimi i punëve në terren, projekt propozimet dhe buxhetet e hartuara, përfaqësimi i idealeve në takime dhe simpoziume për të kontribuar në fushën “Çështja e Fëmijëve dhe të Drejtave të Njeriut”.

Anëtar i Fushatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave Tokësore: Mori pjesë në më shumë se 10 simpoziume ndërkombëtare dhe takime shtetërore si ambasador i të rinjve, vëzhgues i takimeve, aktivist rinor, trajner, praktikant lobimi gjatë takimit të OKB-së në vendet si: Kenia, Jordani, Kroacia, Kanadaja, Kamboxhia, Laosi, Kolumbia, Turqia.

Anëtar i Koalicionit të Municioneve Thërrmuese ku organizoi aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin kundër municioneve thërrmuese dhe municionet e paplasura në Kosovë.

Mori pjesë si dëshmitar në ceremoninë e nënshkrimit të Konventës nga kryeministrat e shteteve në Oslo të Norvegjisë.

Në vitin 2010 deri në Korrik të vitit 2023 ushtroi detyrën e Drejtorit Ekzekutiv në kompaninë “Horeca L.L.C”, ndërsa në vitin 2022 ushtroi edhe detyrën e drejtorit në kompaninë “Dominos Internacional” në Prishtinë.

Aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Administratës në Komunën e Prishtinës.

Email: vigan.kastrati@rks-gov.net

Asistente: arlinda.b.zeqiri@rks-gov.net

Tel:038/233-575

 

 
Drejtoria e Administratës
 

Drejtoria e administratës, në kuadër të fushë veprimtarisë së saj ushtron dhe është përgjegjëse për:

  • Ushtrimin dhe zbatimin e shërbimeve të përgjithshme administrative për organet administrative dhe organet tjera Komunale dhe
  •  Ofrimin e shërbimeve administrative, për qytetarët e Komunës së Prishtinës, në kuadër të kompetencave vetanake apo të deleguara ligjore të saj.

Përgjegjësitë e administratës:

Shërbimet e përgjithshme administrative për organet administrative dhe organet tjera Komunale të Drejtorisë së Administratës përfshijnë:

  • Ofrimin e shërbimeve dhe kryerjen e punëve administrative mbështetëse për punët e Kuvendit të Komunës të Bordit  të Drejtorëve dhe të trupave punues ( komiteteve) të Kuvendit Komunal.


Përgatitjen dhe hartimin e akteve të Kryetarit të Komunës ( neni 13 lidhur me nenin 58 të LVQL ) si dhe punë të tjera teknike –administrative si:

  •  Përpilimin e ftesave dhe të vendimeve që dalin nga mbledhjet e caktuara ,përpilimin dhe lekturimin profesional i materialeve literare në gjuhët në përdorimin zyrtar në Komunën e Prishtinës;
  • Pranimin dhe procedimin në organin kompetent të iniciativave qytetare peticioneve dhe kërkesave për referendum të qytetarëve të Komunës së Prishtinës, në përputhje me Ligjin dhe Statutin e Komunës.


Bënë propozimet ( hartimet ) e projekt rregulloreve dhe propozim vendimeve të përgjithshme administrative ,si dhe ushtron propozime për ndryshimin dhe plotësimin e akteve të përgjithshme nënligjore në fuqi ( në juridiksionin Komunal )

Zbaton dhe bënë regjistrimin dhe mbajtjen e evidencës së materialit zyrtar që pranohet dhe dorëzohet nga zyra e arkivit të administratës së Komunës, si dhe arkivimin e lëndës arkivore dhe kujdesi për ruajtjen e sajë, dhe kujdesi për ruajtjen e akteve materiale të administratës (librat amë, kartotekat, protokollet, regjistrat, etj )

Ofron të gjitha format e shërbimeve dhe të ndihmës juridike për qytetarët, përfshirë regjistrimin e të gjitha kërkesave dhe parashtresave të tyre dhe bënë raportimin për kryerjen e lëndëve administrative në përputhje me afatet ligjore.

Është përgjegjëse dhe kujdeset për ofrimin e shërbimeve postare për nevojat e organeve Komunale dhe organeve të administratës Komunale .

Ushtron dhe menaxhon me fushën e logjistikës, duke përfshirë menaxhimin dhe kujdesin për automjetet,  titullar pronësor i të cilave është Komuna e Prishtinës.

Organizon dhe kujdeset për mirëmbajtjen e objekteve të administratës Komunale, duke përfshirë organizimin e shërbimeve të sigurimit për këto objekte.

Ushtron të gjitha punët rreth përkujdesjes dhe mirëmbajtjes së teknologjisë informative dhe avancimit të saj për nevoja zyrtare.

Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.


Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Administratës është e organizuar në këta sektorë:

1.    Sektori i Bashkësive Lokale;
2.    Sektori për Punë të Kuvendit Komunal;
3.    Sektori i Gjendjes civile;
4.    Sektori i Teknologjisë Informative;
5.    Sektori i Shërbimeve të Përgjithshme (Logjistikës);
6.    Sektori për Shërbim me Qytetar.