Donjeta Dragusha u lind në Prishtinë, më 22 tetor 1990. Shkollën fillore e ka përfunduar në fshatin Prugovc, në shkollën “Nexhmi Mustafa”, ndërsa të mesmen në gjimnazin “Sami Frashëri”, në Prishtinë.

Pas përfundimit të studimeve themelore për ekonomi në Universitetin e Prishtinës, vijoi studimet Master, ku mori titullin Master në Ekonomi, drejtimi Banka dhe Financa të  Universitetit të Prishtinës.

Donjeta ka filluar angazhimet në institucione të ndryshme financiare që nga viti 2011, duke ushtruar edhe pozita menaxheriale.

Për një periudhë mbi dy vjeçare, është angazhuar si këshilltare në kabinetin e Ministrit të Financave dhe më vonë ka qenë këshilltare për makroekonomi në kabinetin e Auditorit të Përgjithshëm.

Donjeta është e certifikuar si auditore e brendshme e sektorit publik dhe si teknike e kontabilitetit. Ka përfunduar trajnime të ndryshme me qëllim të ngritjes profesionale.

Në vitin 2021 është zgjedhur anëtare e Kuvendit të Kryeqytetit.

Email: donjeta.dragusha@rks-gov.net

Tel: 038/226-416

 

Drejtoria e Bujqësisë

Përcjellë dhe zbatoni politikat zhvillimore të bujqësisë, lavërtarisë, blegtorisë, pemëtarisë, perimtarisë dhe bletarisë;

Përgatitë planet dhe raportet vjetore të zhvillimit të prodhimtarisë dhe përcjellë  realizimin e tyre për mbjelljet vjeshtore dhe pranverore, korrje shirjet dhe mbledhjen e të mirave bujqësore;

Përcjellë të arriturat shkencore në prodhimtarinë e blegtorisë dhe formon i pasqyrat tabelare statistikore;

Përcjellë realizimin e planeve vjetore të zhvillimit të blegtorisë dhe lavërtarisë;

Përcjellë dhe merre pjesë në hartimin e programeve dhe planeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve në territorin e komunës;

Mban  evidencën për tokën e papunuar, tokën e dhënë në shfrytëzim dhe për tokën, të cilës i është ndërruar destinimi i shfrytëzimit;

Bashkëpunon dhe shkëmben informatat me  ministrinë e linjës, në përputhje me ligjet në fuqi; 

Ofron repromaterial për mbjellje për bujqit, në mënyrë që t’iu mundësojë atyre të rifillojnë punën përmes bankave komerciale, të hulumtojnë format e kreditimit për stimulimin dhe avancimin e prodhimtarisë blegtorale;

Koordinon dhe bashkëpunon me kooperativat bujqësore si dhe me OJQ - të që përkrahin aktivitetet bujqësore;

Organizon trajnime në lëmin e bujqësisë; 

Koordinon dhe mbikëqyrë  aktivitetet e gjuetisë;

Ofron mbështetje për bujq në organizimin e tyre, përmes dhënies së këshillave profesionale, si dhe gjetjen  e  donatorëve dhe investitorëve;

Kujdeset për ruajtjen e tokës bujqësore dhe mbështet qëndrimin e banorëve në fshatra;

Kujdeset për përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore, ofrimin e donacioneve dhe investimeve për zhvillimin e zonave rurale;

Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me  ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.



Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Bujqësisë ,është e organizuar në këta sektorë:
1.Sektori për Bujqësi.