Krenar Xhaferi u lind në Prishtinë, në vitin 1983.

Shkollën fillore e kreu në “Meto Bajraktar”. Krahas saj ka vijuar Shkollën e Ulët të Muzikës" Prenk Jakova" në Prishtinë, kurse të mesmen në Gjimnazin “ Sami Frashëri”.

Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2007, fitoi titullin Master në Ndërtimtari, Drejtimi i Hidroteknikës, në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë student i dalluar, bursist dhe me notë mesatare të lartë.

Z. Xhaferi ka qenë pjesë e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, pastaj Drejtorisë së Investimeve Kapitale të Komunës së Prishtinës që nga viti 2010. Ka punuar në dhjetëra projekte ndërtimore; hartues i projekteve; mbikëqyrje dhe pranime teknike. Ka qenë hartues i standardit profesional për shkollat e mesme profesionale dhe ligjërues në shkollën profesionale Meister.

Në vitin 2020, z. Xhaferi mbajti funksionin e Këshilltarit politik të Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit. 

Në vitin 2020 deri në 2021, po ashtu vazhdoi në Ministrinë e Infrastrukturës, si këshilltar i Kabinetit të Ministrit.

Në vitin 2021, u zgjodh Sekretar i Federatës së Kajakimit të Kosovës.

z. Xhaferi është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Aktualisht ushtron pozitën e Drejtorit të Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, në Komunën e Prishtinës.

E-mail: krenar.xhaferi@rks-gov.net

Asistente: edona.krasniqi@rks-gov.net

Tel: 038/233-120

 

Drejtoria e Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave

 
 Harton programin zhvillimor afatgjatë dhe afatmesëm të infrastrukturës në nivel të  komunës, në përputhje dhe në bashkëpunim me bashkësitë lokale dhe në harmoni me zhvillimin urbanistik të vendbanimeve dhe viseve rurale;
 
Përcjell dhe studion rrjedhat e zhvillimit të infrastrukturës së komunës dhe cakton kriteret e ndërtimit të infrastrukturës rrugore;
 
Përgatit detyrat projektuese dhe bën kategorizimin e objekteve të infrastrukturës lokale dhe rurale;
 
Harton projektet e vogla të infrastrukturës, sipas kërkesave të bashkësive lokale;
 
Lëshon leje për ndërtim (të infrastrukturës rrugore) dhe leje për gropim dhe hapje të kanaleve, të cilat i bëjnë ndërmarrjet publike si dhe leje për kyçje individuale të qytetarëve në rrjetin e infrastrukturës;
 
Cakton organin mbikëqyrës për mbikëqyrjen dhe komisionin për kontrollim teknik të objekteve të ndërtuara, në bashkëpunim me Departamentin  e prokurimit;
 
Është përgjegjëse për menaxhimin (mbikëqyrjen)  e ndërtimit, rindërtimit dhe sanimit të infrastrukturës rrugore (kanalizimet fekale, atmosferike, kabllore, ujësjellësin, asfaltimin, ndriçimin publik, sinjalizimin horizontal dhe vertikal) në qytet dhe vise rurale;
 
Kontrollon dhe mbikëqyrë cilësinë dhe ngjeshmërinë e materialit ndërtimor, nëpërmjet laboratorit të licencuar për përputhshmërinë me norma teknike të pranuara në nivel ndërkombëtar dhe të BE - së;
 
Bashkëpunon me organin e prokurimit, me qëllim të jetësimit të kontratave të nënshkruara për kryerjen e punimeve të infrastrukturës lokale;
 
Kryen punë nga lëmi i gjeodezisë për nevoja të Drejtorisë;
 
Ruan dokumentacionin e eksproprijimit të pronave gjatë viteve të mëhershme që janë në interes të Komunës;
 
Arkivon dokumentacionin teknik të infrastrukturës lokale.
 
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
 
 
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori për Investime Kapitale
2. Sektori për Menaxhimin e Kontratave të Ndërtimeve të Larta
3. Sektori për Menaxhimin të Kontratave të Ndërtimeve të Ulëta