Selia e Drejtorisë: Prishtinë, Objekti i vjetër i Komunës, Rr. UÇK 61

Drejtore e Drejtorisë: Blerta Basholli

Statusi martesor: e martuar

Eksperienca: Blerta Basholli ka studiuar në Fakultetin e Arteve, dega Regji Filmi, Universiteti i Prishtinës, kurse Studimet Master i ka përfunduar në Tisch School of the Arts, në New York University, drejtimi Film dhe Televizion si bursiste e “Dean’s Fellowship”. Momentalisht është kandidate për doktoraturë në Fakultetin e Arteve në Shkup, në universitetin “Ss. Cyril and Methodius”.
Në cilësinë e Kryetares së Shoqatës së Producentëve të Kosovës, pozitë që mban që nga viti 2015, ajo ka krijuar përvojë në fushën e hartimit të politikave për kulturë si anëtare e grupeve punuese për hartim dhe plotësim të rregulloreve për kinematografi, sponzorizim etj.
Në fillim të viteve 2000 ka punuar në organizata të ndryshme, si në OSCE, si anëtare e Bordit të Festivalit 9/11 etj, kurse prej 2008 deri në 2011 ka punuar në New York në Media Library të NYU dhe në Studio të Fotografit Fadil Berisha.
Trajnimet e ndryshme, përfshirë “MAIA Workshop” për Producentë të Filmit dhe kompania të cilën ajo e udhëheq prej vitit 2012, i kanë ofruar asaj përvojën si menaxhere e projekteve të ndryshme kulturore, edukative, televizive, në cilësinë e producentes, menaxheres së produksionit, regjisores, asistentes së regjisë, e të tjera në bashkëpunime me produksione kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga viti 2017, znj. Basholli gjithashtu është ligjeruese e angazhuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.


E-mail: blerta.basholli@rks-gov.net
Tel: +383 38 200 401 15

Orari i punës: fillon nga 8:00 dhe përfundon në 16:00
Pranimi i palëve: çdo ditë në orar të punës

 

Drejtoria e Kulturës

Drejtoria e Kulturës, në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve është përgjegjëse dhe ushtron aktivitet të planifikuara, duke udhëhequr me resurset (burimet) lokale, kulturore të Komunës së Prishtinës;

Planifikon dhe propozon parallogaritë buxhetore të drejtorisë, në kuadrin e organizatës buxhetore, të administratës Komunale;

Organizon dhe përkujdesjet për shënimin e datave me rëndësi dhe vlera të dëshmuara historike.

Organizon, debate, tryeza me shoqërinë civile dhe organet shtetërore me qëllim të avancimit, zhvillimit dhe promovimit, të fushës së kulturës;.

Në përputhje me përgjegjësitë ligjore, Udhëheq me arkivin Komunal teatrin “Dodona”, bibliotekën komunale “Hivzi Sulejmani”, Stadiumin e Qytetit etj;

Përpilon, rishikon dhe ndryshon punët dhe veprimet juridike të raporteve juridiko-civile kontraktuale, në lidhje me objektet e kulturës në Komunën e Prishtinës;

Bashkëpunon me ministrinë e linjës për realizmin e projekteve në fushën e kulturës;

Kujdeset për trashëgimin kulturore dhe historike materiale të Komunës (objektet fetare, objektet institucionale dhe shtëpitë e banimit me vlera historike dhe arkitekturale) dhe strukturat tjera që dëshmojnë histori si burime materiale historike. Drejtoria e Kulturës së bashku me MKRS dhe donatorë, kujdeset për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tyre në përputhje me identifikimet e pasurive kulturore të Komunës së Prishtinës;

Ushtron, promovon dhe nxit bashkëpunimin me qytete tjera të Republikës së Kosovës dhe me shtete tjera në përputhje me politikat jashtme të shtetit të Kosovës, për të mundësuar integrim të mirëfilltë kulturash dhe këmbim përvojash në interes të zhvillimit të kulturës;

Hulumton dhe ofron përkrahje për asociacione, klube dhe shoqata si dhe individë me aftësi të posaçme kreative, në fushat e kulturës dhe ofron mbështetjën e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi;

Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.

Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Kulturës, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Kulturës;
2. Sektori për Turizëm