Që nga viti 2016 Asambleja Komunale e Prishtinës ka themeluar Komitetin Konsultativ për Persona me Nevoja të Veçanta (apo: Persona me Aftësi të Kufizuara) të Komunës së Prishtinës, në përbërje prej pesë (5) anëtarëve, si njohës të mirë të çështjes së aftësisë së kufizuar, përkatësisht nga llojet e aftësisë së kufizuar si aftësia kufizuar fizike, shqisore dhe intelektuale: Mehreme Llumnica (kryesuese), Armend Ademi, Fatime Demolli, Enver Hasangjekaj, Ramadan Salihu (anëtarë).

Qëllimet dhe detyrat e këtij komiteti janë: nxitja, mbrojtja dhe sigurimi i mundësisë që të gjithë Personat me Aftësi të Kufizuara në territorin e Komunës së Prishtinës t’i gëzojnë plotësisht dhe në mënyrë të barabartë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të nxisë respektin për dinjitetin e tyre, sa u përket specifikave të këtyre personave dhe të domenit e nivelit komunal të qeverisjes, e kjo gjithnjë në bashkëpunim të përhershëm me institucionet komunale, me OJQ-të e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe me vetë Personat me Aftësi të Kufizuara.

Personat me aftësi të kufizuara janë pjesa më e margjinalizuar e shoqërisë sonë në përgjithësi. Ata, përveç aftësive të kufizuara, fizike, intelektuale apo shqisore, përballen me barriera të ndryshme, shëndetësore, sociale, infrastrukturore, etj. Ndërkaq, si pasojë e paragjykimeve, stereotipeve dhe të diskriminimeve, personat me aftësi të kufizuara ballafaqohen me vështirësi të mëdha si p.sh. në edukim, në punësim dhe integrimin në jetën publike.

Komiteti, brenda përgjegjësive të veta, në këtë periudhë të funksionimit, është angazhuar që t’i sublimojë nevojat, kërkesat dhe interesat e personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Prishtinës dhe mundësinë e avansimit të tyre. Në këtë drejtim, që nga konstituimi, Komiteti mbanë takime të rregullta, ndër të tjera në disa takime ka pasur të ftuar zyrtar përgjegjës respektiv komunal dhe ka vizituar dikastere komunale, të gjitha këto me qëllim të njohjes së punës institucionale në mes vete dhe për situatën e personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Prishtinës.

Është vërejtur se në aspektin e legjislacionit ky komunitet ka një përfshirje të mirë, por në zbatim të tij ka ngecje të theksuara. Edukimi zhvillohet në dy forma, në shkolla speciale (qendra burimore) dhe në shkolla të rregullta. Në sistemin e edukimit duhet të fuqizohet rritja e numrit te fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkolla të rregullta dhe cilësia në mësim-nxënje, sigurimi i kuadrove përkatëse (mësues mbështetës, asistentë personal për nxënës me aftësi të kufizuara). Por, problemi kyç i këtyre personave është punësimi, punëdhënësit, në të shumtën e rasteve, në sektorin publik, e veçmas në atë privat, hezitojnë t’i pranojnë në punë, me rastin e aplikimit. Kjo është dukuri edhe përkundër faktit të ekzistimit të dispozitave të qarta juridike në fuqi.

Mbështetur në legjislacion dhe nisur nga parimi bazë i barazisë sociale dhe të një diskriminimi pozitiv, Komiteti fuqimisht i inkurajon dhe bashkëpunon ngushtë me Institucionet që punojnë dhe funksionojnë në Komunën e Prishtinës, që ta njohin dhe zbatojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, njëjtë si pjesa tjetër e popullsisë. Këtë ne së bashku mund ta bëjmë dhe duhet ta bëjmë. Ata janë pjesë e shoqërisë dhe ne kemi obligim t’i përkrahim dhe t’i inkurajojmë për një jetë të dinjitetshme.

 

 RAPORT MBI PUNËN E KOMITETIT KONSULTATIV PËR PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË KOMUNËN E PRISHTINËS PËR VITIN 2018

 

  Plani i veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Prishtinës 2018-2020

 

  Gjetjet nga hulumtimi i punësimit të personave me aftësi të kufizuara në institucionet publike dhe kompanitë private në Komunën e Prishtinës

 

  UDHËRRËFYES MBI PUNËN DHE VEPRIMTARINË E KOMITETIT KONSULTATIV PËR PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË KOMUNËN E PRISHTINËS PËR PERIUDHËN MANDATORE

 

  RAPORT MBI PUNËN E KOMITETIT KONSULTATIV PËR PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË KOMUNËN E PRISHTINËS PËR VITIN 2017

 

  RAPORTIM MBI PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË KOMUNËN E PRISHTINËS

 

 Draft - Programi vjetor i punës së komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara të Komunës së Prishtinës për vitin 2018