Fillon ndërtimi i kolektorit betonarme dhe kanalizimit fekal mbi lumin Prishtina

- 18 Oct 2016

Pas zgjidhjes së problemeve pronësore, ka filluar ndërtimi i kolektorit betonarme dhe kanalizimit fekal mbi lumin Prishtina, në lagjen Kalabria. Me këtë projekt do të eliminohet problemi i erës nga kanalizimi që i ka bezdisur të gjithë banorët e kësaj lagje me vite të tëra.
Gjatësia e rrugës mbi lumë është 1240 metra, vlera e projetit është mbi 2 milion euro, ndërkaq punimet do të zgjasin 200 ditë pune.