Përfaqësues të Albanian ICT Awards vizituan Komunën e Prishtinës

- 24 Mar 2017

Përfaqësues të Albanian ICT Awards, Ardian A. Alaj dhe Kushtrim Shala ishin në një vizitë kortezie në Komunën e Prishtinës si fituese e çmimit ICT Shërbimi Publik në edicionin e 4-të, ku u pritën nga Drejtori i Administratës Muhedin Nushi. Ai i informoi mysafirët me vazhdimsinë e projekteve inovative të Komunës të realizuara gjatë vitit të kaluar, si dhe për projektet dixhitale në të mirë të qytetarëve që pritet të realizohen gjatë këtij viti.