Ceremonia e diplomimit të maturantëve në Amfiteatrin e Gërmisë

- 24 May 2017

Me rastin e diplomimit të gjeneratës 2014/15 të shkollave të mesme të larta të Komunës së Prishtinës, Drejtoria Komunale e Arsimit ashtu si edhe vitin e kaluar do të organizon një ceremoni festive me të gjithë maturantët.

Ky aktivitet do të mbahet nga data 24 maj 2017 deri më datën 26 maj 2017 me të gjitha shkollat e mesme të larta të Prishtinës. Sonte, më 24 maj 2017 duke filluar nga ora 19:00 në Amfiteatrin e Gërmisë, do të fillojmë me Gjimnazin “Sami Frashëri” për të vazhduar ditëve tjera me shkollat tjera (gjeni të bashkangjitur orarin). Ceremonia e diplomimit do të përcillet me një program të pasur artistik të përgatitur nga shkollat përkatëse, për t’u përmbyllur me hedhjen e kapelave.

 

 GRADUIMI I MATURANTËVE 2017