Ekipet në terren duke u përballur me vërshimet

- 21 Jun 2018

Sasia e madhe e reshjeve që ra për një periudhë të shkurtër kohore shkaktoi telashe nëpër shumë pjesë të qytetit.

Të gjitha ekipet e Shërbimeve Publike dhe Inspekcionit ishin të mobilizuara nëpër terren për të ndërhyrë sipas nevojës.

Tani gjendja e rrugëve nëpër lagje dhe fshatra është e mirë. Për çdo emergjencë, kontaktoni numrat kujdestarë 080012233 080012244