Lirohen hapësirat publike

- 18 Jul 2018

Disa lokale nëpër pjesë të ndryshme të qytetit, kishin zënë hapësirën publike me tarraca, edhe pse Komuna nuk i kishte lejuar për një gjë të tillë. Për më tepër, ka raste që edhe e kanë dëmtuar gjelbërimin. As pas urdhëresave të inspektorëve, palët nuk i kishin larguar tarracat.

Kësisoj, dje ka filluar aksioni i inspektorëve të Rendit Komunal për largimin e tarracave pa leje, duke i liruar kështu hapësirat publike si nëpër plato e sheshe, ashtu edhe nëpër pjesët ku është dëmtuar gjelbrimi.