Koncerti i muzikës ballkanike "Muzika: një urë në mes popujve. Shkollat e muzikës për paqe 2018"

- 18 Jul 2018

Projekti "Muzika: një urë në mes popujve. Shkollat e muzikës për paqe 2018" hyn në vitin e tij të pestë si projekt i inicuar nga IPSIA, që sjell së bashku mbi 100 nxënës të shkollave të muzikës nga 10 shtete të ndryshme. Ky projekt synon jo vetëm shkëmbimin e përvojave në sektorin muzikor por gjithashtu shkëmbimin e praktikave të mira dhe performimin e përbashkët në koncerte dhe festivale. Në edicionin e sivjetëm organizohen koncerte të shumta të muzikës klasike dhe asaj ballkanike nga nxënësit dhe profesorët e përfshirë në projekt. Datat dhe lokacionet e koncerteve janë si më poshtë: 14 Korrik 2018, ora 18:00 - Profesorët në koncert, lokacioni: Salla Koncertale e Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë; 16 Korrik 2018, ora 20:00 - Nxënësit në koncert, lokacioni: Salla e koncerteve "Lorenc Antoni" në Prizren; 17 Korrik 2018, ora 17:00 - Nxënësit në koncert, lokacioni: Salla e koncerteve "Lorenc Antoni" në Prizren; 17 Korrik 2018, ora 20:00 - Koncert i Orkestrës Ballkanike e të Rinjëve, lokacioni: kino Lumbardhi në Prizren; 18 Korrik 2018, ora 20:00 - Koncert i Orkestrës Ballkanike e të Rinjëve, lokacioni: Shkolla e Muzikës "Prenk Jakova në Gjakovë; 19 Korrik 2018, ora 20:00 - Koncert i Orkestrës Ballkanike e të Rinjëve, lokacioni: Salla Koncertale e Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë. Hyrja në këto koncerte është falas. Jeni të ftuar dhe të mirëseardhur që të gjithë! Le të takohemi përmes muzikës dhe buzëqeshjeve!