Nesër në T.Q.P "Dodona" jepet shfaqja "Prehëri i gjyshit"

- 14 Sep 2018

Të shtunën me 15 shtator 2018 duke filluar në ora 12:00 dhe 13:00 do të jepet shfaqja për fëmijë “Prehëri i gjyshit”.

Autore: Vesa Qena
Regjia: Melihate Qena
Dizajni i dritave:Skender Latifi
Luajnë: Avni Hoti, Roza Berisha-Fejzullahu, Avdi Azemi, Valdet Rama
Ndihmojnë: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi, Albert Gashi

Sinopsisi i shkurtër:
Në një familje tipike, jetojnë edhe një vëlla e një motër. Ata duan njëri tjetrin dhe luajnë bashkë. Nga një erë ka ca mosmarrëveshje të vogla por ato tejkalohen me lehtësi. Shfaqja trajton tematikën për barazinë gjinore në kuptimin e trashëgëmisë në familje.
Shfaqja është finansuar nga USAID.
Për informata mund të thirrni në telefonin 038 230 623.