Nesër mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”2018

- 14 Sep 2018

Nesër, e shtunë, 15 Shtator 2018 mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”2018. Defileu i ansambleve fillon në ora 17:00 nga Sheshi “Adem Jashari” (platoja tek Komuna e vjetër) për të vazhduar përgjatë sheshit “Ibrahim Rugova”, ”Skënderbeu”, “Nëna Terezë” e deri tek Sheshi “Zahir Pajaziti”.


Ceremonia e hapjes së festivalit do të bëhet në ora 18:00 në Amfiteatrin e hapur në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Ansamblet pjesëmarrëse janë:
- QKF “Durrës” - Shqipëri
- AKV “Ibe Palikuqi”- Maqedoni
- AKV “Fluturat” - Mali i Zi
- BKUD “Podgorski Biseri” - Prizren
- KSSD “Gercek” - Prishtinë
- AKV “Minatori i Ri”-Kishnicë
- SHKA “Bajram Curri” - Prishtinë
- AKV “Dëshmorët e Kombit” - Obiliq
- AKV “Prishtina” - Prishtinë
- AKV “Hajvalia” - Hajvali
- Qendra Kulturore e Fëmijëve - Prishtinë
- Qendra Rinore - Pejë
Festivali tradicional i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”2018, organizohet për të gjashtëmbëdhjetin vit me radhë, dhe është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore për fëmijë që zhvillohet në Prishtinë. Festivali organizohet nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Kulturë, dhe realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.