Ta pastrojmë Prishtinën

- 15 Sep 2018

Qindra qytetarë vullnetarë, të rinj e të moshuar, nxënës e studentë, ushtarë e policë, politikanë e pjesëtarë të shoqërisë civile, u bashkuan sot për ta pastruar Prishtinën në aksionin "Ta pastrojmë Kosovën".

Si Kryeqytet, përveç pastrimit të rrugëve, shesheve dhe parqeve, do të përqendrohemi në pastrimin dhe eliminimin e deponive ilegale.

Angazhimi i tillë i përbashkët për të mirën e përgjithshme, për ruajtjen e mjedisit, është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm për ta bërë Prishtinën qytet të pastër.