Nesër në T.Q.P "Dodona" jepet shfaqja "QENI QË NUK DINTE TË LEHË"

- 12 Oct 2018

Të shtunën me 13 tetor 2018 duke filluar në ora 12:00 dhe 13:00 do të jepet shfaqja për fëmijë “QENI QË NUK DINTE TË LEHË”.

Autor: Gianni Rodari
Titulli: "Qeni që nuk dinte të lehë"
Nuzika: Rauf Dhomi
Kukullat: Boris Qershkov
Skenografia sipas idesë së Boris Qershkovit: Valdet Rama
Piktura: Boris Qershkov
Freskimi: Vlora Hajdini-Hajrullahu
Mjeshter i dritave: Skender Latifi

Aktrojnë: Roza Berisha-Fejzullahu, Valdet Rama dhe Avni Hoti

Teknik: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi dhe Albert Gashi

Përmbajtja e shkurtër:
Një qenush i vogël nuk di të flas. Ai takohet me gjelin, kukuvajkën, lopën, dhelprën dhe secili mundohet t’i mësoj gjuhën e vet. Por ia arrijnë të krijojnë vetëm huti. Në një moment ai takon një qenë të rrugës zagra i cili kur sheh se ky nuk di të lehë, fillon ta tallë, ta ngacmojë derisa në fund vije Zana e qenve dhe i tregon se qenushi në të vërtetë është qenë dhe se ai ka gjuhën e vet, gjuhën e qenve. Qenushi dhe Zana e qenve bien në dashuri dhe çdo gjë përfundon si është më së miri.
Për informata mund të thirrni ne telefonin nr. 038230623