Kabinete shkencore, dhe mjete konkretizuese për nxënësit me nevoja të veçanta

- 06 Nov 2018

Falë bashkëpunimit të shkëlqyer në realizimin e shumë projekteve të cilat kanë qenë pjesë e Planit Zhvillimor strategjik të Komunës, Komuna e Prishtinës dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim – IOM, sot kanë nënshkruar edhe një Marrëveshje të radhës.

 

Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi ka të bëjë me zbatimin e projektit për kabinetet e lëndëve shkencore në shkollën “Ismail Qemali”, ku vijojnë mësimin 2904 nxënës, 48 prej të cilëve janë me nevoja të veçanta; si dhe në shkollën “Elena Gjika”, ku vijojnë mësimin 1600 nxënës shqiptarë dhe turq.

 

Kabinetet do të jenë për Kimi, Fizikë, Biologji dhe Informatikë, dhe brenda këtij projekti është edhe furnizimi me mjete konkretizuese të nevojshme për mësimnxënien e fëmijëve me nevoja të veçanta.