Sigurimi i ujit të ngrohtë për Handikosin përmes energjisë diellore

- 04 Dec 2018

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Prishtinës dhe CIMIC Autcon nga Republika e Astrisë, përmes të cilit do të vendosen 6 kolektorë diellor në çatinë e objektit të Handikos, për gjenerimin e ujit të ngrohtë.

Njësia do të ketë rezervar me kapacitet deri në 1000 litra, me qark të kthimit, me modul të ujit të freskët si dhe me tubacionin e kërkuar.

Vlera e projektit është 14,000 euro, dhe do të bashkëfinancohet nga Komuna dhe CIMIC Autcon.