Thirrje publike për parandalimin e djegies së kontejnerëve

- 10 Dec 2018

Komuna e Prishtinës iu bën thirrje bizneseve dhe amvisërive që mbetjet e djegieve (hirin), të mos i hudhin në kontejnerët e plastikës, për shkak të dëmeve që po i shkaktojnë në vazhdimësi.

Mbetjet e djegieve, vetëm pasi të ftohen, duhet të hudhen në thasë të plastikës, dhe të vendosen pranë kontejnerëve. Kompania “Pastrimi”, do ta bëjë largimin e tyre. 

Djegia e kontejnerëve përveç që po shkakton dëme materiale, paraqet rrezik edhe për mjedisin përreth. Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të mbikëqyrin këtë proces, dhe kudo që e identifikojnë shkaktarin do të shqiptojnë gjoba.