Gjendje e mirë e rrugëve, pas reshjeve të borës

- 14 Dec 2018

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se pas reshjeve të borës, të gjitha kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren. Kësisoj, të gjitha rrugët dhe sheshet në Kryeqytet janë në gjendje të mirë, dhe janë të kalueshme. Aktualisht, po punohet edhe në pastrimin e trotuareve dhe të shtigjeve nëpër parqe.

Ftojmë qytetarët që të telefonojnë në Qendrën e Thirrjeve në numrin 038/245-777, për çfarëdo pengese eventuale nga bora në rrugë.