U sigurua uji i ngrohtë për Handikosin, përmes energjisë diellore

- 20 Dec 2018

Nënkryetari Muhedin Nushi, bashkë me Drejtoreshën e Mirëqenies Sociale, Valbona Osmani, morën pjesë në përurimin e 6 kolektorëve diellor të vendosur në çatinë e objektit të Handikosit.

Përmes këtyre kolektorëve, do të sigurohet ujë i ngrohtë për këtë objekt, me kapacitet të rezervuarit deri në 1000 litra.

Ky projekt u financua nga Komuna e Prishtinës dhe nga CIMIC Autcon e Republikës së Austrisë.