Nënkryetari Pacolli takohet me fermerët të cilët kanë përfituar subvencione nga komuna

- 24 Dec 2018

Nënkryetari Selim Pacolli bashkë me Drejtorin e Bujqësisë, Shkumbin Gashi, u takuan sot me fermerët të cilët kanë përfituar subvencione nga Komuna përgjatë vitit 2018.

Sivjet janë përmbyllur 5 thirrje për propozime me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të prodhimit bujqësor dhe kapaciteteve të agro-përpunimit. Nga këto subvencione kanë përfituar 97 fermerë dhe përpunues agro-ushqimor, si dhe 4 shoqata të fermerëve.

Vlera e përgjithshme e projekteve ishte mbi 1.2 milionë euro, prej të cilave rreth 873 mijë nga Komuna e Prishtinës dhe rreth 358 mijë nga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA).