Nënkryetari i Komunës Muhedin Nushi, sot vizitoi nxënësit e lënduar në aksidentin e ndodhur në mëngjesin e sotëm në Graçanicë

- 27 Dec 2018

Nënkryetari i Komunës Muhedin Nushi, sot vizitoi nxënësit e lënduar në aksidentin e ndodhur në mëngjesin e sotëm në Graçanicë, ku nga Drejtori i spitalit për së afërmi u njoftua për gjendjen e nxënësve të aksidentuar. Të gjithë nxënësit janë nga Komuna e Prishtinës, bashkësia locale Bërnicë e Epërme dhe në kohën e aksidentit kanë qenë duke u transportuar për në shkollë. Nga 9 nxënës të lënduar, 7 jane lëshuar për mjekim shtëpiak dhe 2 të tjerë janë ndalë për trajtim të mëtutjeshëm në spitalin e Graçanices.