Të moshuarit mund të shoqërohen dhe të luajnë me njëri-tjetrin në Qendrën Kulturore Sociale për të moshuar

- 17 Jan 2019

Qendra Sociale për të Moshuar gjithmonë është e mbushur me njerëz të dashur të cilët e kalojnë ditën së bashku, shoqërohen dhe luajnë me njëri-tjetrin.

Përveç hapësirave për lojë shahu, domino e të ngjashme, janë edhe këndet e leximit, këndet e lojërave, këndet për punë dorë, këndet e pushimit, si dhe hapësirat për përcjelljen e kanaleve televizive.

Kjo Qendër është e para e këtij lloji në Prishtinë, me mundësi që të bëhen të tilla të ngjashme edhe në lagje të tjera.