Nënkryetari Nushi nënshkruan marrëveshje për të bashkëfinancuar projektin për ekspozimin e gjësendeve të fëmijëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë

- 17 Jan 2019

Komuna e Prishtinës dhe Fondi për të Drejtën Humanitare kanë nënshkruar marrëveshje për të bashkëfinancuar projektin përmes të cilit do të ekspozohen materialet informuese, historitë personale dhe gjësendet e fëmijëve që janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo ekspozitë pritet të hapet në pranverë të këtij viti.