50 vjetori i Arkivit Komunal të Prishtinës

- 21 Jan 2019

Si sot, 50 vite më parë, u themeluar Arkivi Komunal i Prishtinës, i cili vazhdon t’i shërbejë mijëra qytetarë me materiale gjatë vitit.

Arkivi Komunal i Prishtinës është një ndër arkivat më të mëdha në Kosovë, me fond shumë të madh të koleksioneve arkivore përfshirë vendime të organeve komunale, të gjykatave, dokumente të arsimit, ekonomisë, kulturës, shëndetësisë, e të ngjashme.