Qeveria e Japonisë i dhuron Prishtinës 30 fidane

- 21 Feb 2019

Kryetari Ahmeti pranoi sot donacionin prej 30 fidanëve të llojit “Cherry Blossom Tree”, të dhuruar nga Qeveria e Japonisë. Të pranishëm në mbjelljen e fidanëve ishin edhe Ministrja e Shtetit të Japonisë, znj. Toshiko Abe, si dhe zv. Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli.

Ahmeti falënderoi Qeverinë japoneze për këtë donacion, përmes të cilit do të zbukurohet edhe më shumë parku pranë shtatores se Ismail Qemalit.