Të shtunën në T.Q.P "Dodona" jepet shfaqja "Dashuri në fund të detit"

- 07 Mar 2019

Të shtunën, në ora 12:00 dhe 13:00, jepet shfaqja "Dashuri në fund të detit".

 

Legjenda thotë: ”Kush e gjen medalionin magjik, botën do ta sundojë”. Një pirat i vetmuar lundron detit të pafund në kërkim të medalionit. Në një stuhi në det, pirati e shpëton një princeshë nga valët e detit dhe i kërkon që ajo të zhytet në det për ta kërkuar medalionin, pasi atë vetem një person me shpirt të pastër guxon ta prekë me dorë. Princi i mbretërisë së detit e shpëton Princeshën nga kthetrat e oktapodit të madh dhe aty e kuptojnë se para shumë kohësh ata kishin luajtur bashkë. Pirati merr një porosi në shishe dhe e kupton se s’ka çfarë të bëjë pos të pres, të lundrojë nëpër det dhe të shpresojë ta gjej thesarin.

Autor dhe regjisor: Valdet Rama
Kukullat dhe skenografia: Valdet Rama

Dizajni i dritave: Skender Latifi
Konsulente: Rina Rama
Skicat e skenës dhe kukullave: Rinor Rama

Luajnë:
Roza Berisha Fejzullahu
Avni Hoti

Për moshat 3+

Për rezervime mund të thirrni në 038 230 623 çdo ditë, prej orës 10:00 deri 16:00. - Eventi në facebook - https://www.facebook.com/events/155488598716880/