Një milion lule do të mbjellen në Kryeqytet

- 07 Mar 2019

7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas këtë vit shënohet me fillimin e mbjelljeve të luleve sezonale në Kryeqytet.

Faleminderit nga ❤ të gjithë mësimdhënësve që mbjellin çdo ditë dije dhe dashuri për nxënësit e Prishtinës!

Nga sot e përgjatë javëve në vazhdim, NPL “Hortikultura” do të mbjellë një milion lule në qytet.

Kështu nisim rigjenerimin e hapësirave nga Sheshi “Nënë Tereza” për të vazhduar gradualisht në zona të tjera.