Fillon ndërtimi i parkut në Arbëri

- 11 Mar 2019

Edhe një hapësirë në Kryeqytet që deri vonë ishte deponi joformale, po transformohet.

Punimet për ndërtimin e parkut të ri, në Arbëri kanë filluar sot. Parkun me gjelbërim e fusha sportive do të mund të e shfrytëzojnë banorët e lagjes Arbëria dhe Kodra e Trimave. Revitalizimi i hapësirave me gjelbrim po e ndihmon zhvillimin e qytetit drejt jetesës së shëndetshme.