Për rend dhe rregull në komunikacion

- 12 Mar 2019

Në funksion të rendit, rregullit dhe sigurisë në komunikacion,ekipet e inspektorëve bashkë me Policinë e Kosovës kanë ndalur dhe kontrolluar disa mjete të transportit të mallrave për t'ua verifikuar dokumentacionin që posedojnë.

Të gjitha rastet që kanë hasur inspektorët në rrugë, kanë pasur dokumentacionin e plotë edhe sa i përket kontrollimit teknik, edhe sa i përket ngarkesës që bartin.