Të shtunën në T.Q.P "Dodona" jepet shfaqja "Mustaqoshi Larosh"

- 14 Mar 2019

Të shtunën, me 16 mars 2019, duke filluar në ora 12:00 dhe 13:00 do të jepet shfaqja për fëmijë “Mustaqoshi Larosh”.

Një vajzë e vogël e ka një manar të vetin. E do, kujdeset për të, e mëson gjëra të ndryshme, po ai, maçoku si maçok, nuk kupton se nuk kupton. Dhe një ditë, vajza duhet t’i lë lojërat dhe të shkojë në shkollë. Se a do të arrin vajza ta mëson maçokun e vet mbetet ta shihni në shfaqje.

Nga: S. J. Marshak
Dramatizimi dhe regjia: Melihate Qena

Luajnë:
Roza Berisha Fejzullahu
Avdi Azemi

Muzika: Merita Bajri
Kukullat: Ismajl Rama
Skenografia: Mentor Llapashtica e Valdet Rama
Mjeshtër i dritave: Skender Latifi.
Asistent i regjisë: Avni Hoti

Për moshat: 3+
Për rezervime mund të thirrni në 038 230 623, çdo ditë prej orës 10:00 deri në 16:00.

 

Eventi në facebook