Komuna e Prishtinës ka mbajtur punëtori informuese me operatorët ekonomik për projektin e rigjenerimit të rrugës Model

- 15 Mar 2019

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Fondacionin Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) ka mbajtur punëtori informuese me operatorët ekonomik për projektin e rigjenerimit të rrugës Model në Qendrën Historike të Kryeqytetit.

Në punëtori janë shpaluar informata rreth projektit dhe harmonizimit të punëve që do të bëhen në realzimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës.

Rigjenerimi i rruges Model, si projekt, parasheh shtrimin e rrugicave me kalldërm, futjen e kabllove elektrike nën tokë dhe rregullimin e fasadave sipas tipareve të arkitekturës origjinale të lagjes. Ky model më pas do të përdoret në rrugët e pjesët tjera të Qendrës Historike.