Kryetari Shpend Ahmeti nënshkroi marrëveshjen e mirëkuptimit me Agjencinë Turke për bashkëpunim dhe Koordimim (TIKA) për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë

- 18 Mar 2019

Një lajm shumë i gëzuar vjen në prag të 21 Marsit - Ditës Botërore të Sindromës Down

Kryetari Shpend Ahmeti nënshkroi marrëveshjen e mirëkuptimit me Agjencinë Turke për bashkëpunim dhe Koordimim (TIKA) për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë.

Ndërtimi i kësaj Qendre do të mundësohet me bashkëfinancim nga Komuna e Prishtinës, Agjension TIKA dhe shoqatat “Autizmi” dhe “Down Syndrome Kosova”.

Kjo Qendër do të ofroje infrastrukturën dhe shërbimet për fëmijët dhe individët me sindromën Down e Autizëm, e që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim të specializuar,për të zhvilluar potencialin e tyre maksimal drejt një jetë të shëndetshme, pavarur dhe gjithëpërfshirëse.

Hapja e mundësive për këta persona, përmes programeve të ndryshme dhe integrimit në shoqëri, përbën mundësi dhe jo pengesë.