Mësim falas i gjuhëve të huaja për fëmijë nga familjet me asistencë sociale

- 20 Mar 2019

Komuna e Prishtinës së bashku me New Age School kanë filluar implementimin e programit për mësim të gjuhës angleze dhe gjermane për gjithsej 100 fëmijë nga familjet me asistencë sociale.

Një falenderim i madh për Dhimitri Bibolin dhe Premtim Fazliun për punën e jashtëzakonshme që ky program të jetësohet.