Mbahet konferencë lidhur me aksionet e ndërmarra deri më tani nëpër lokalet e masazheve

- 20 Mar 2019

Drejtoria e Inspekcionit mbajti konferencën e përbashkët me Policinë e Kosovës, Inspektoratin e Punës, atë të Ministrisë së Tregëtisë, dhe institucionet tjera përgjegjëse, lidhur me aksionet e ndërmarra deri më tani nëpër lokalet e masazheve.

Si rezultat i këtyre aksioneve, mbesin të mbyllura 22 lokale të masazhit deri tash.

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës është duke i ndjekur procedurat për secilin rast, me urdhëresat dhe gjobat përkatëse. Kushdo që largon bllombën pa urdhër të inspektorit, do të ndiqet penalisht!