Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Oral

- 20 Mar 2019

Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur !

20 Marsi – Dita Botërore e Shëndetit Oral u shënua me vizitën e fëmijëve të çerdheve të Prishtinës nga ekipet e stomatologëve të shërbimit stomatologjik të QKMF-së, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Universitetit UBT.

Gjatë vizitës u bashkëbisedua me fëmijë për rëndesinë që duhet kushtuar shëndetit dentar, mirëmbajtjes dhe mënyrës të së ushqyerit shëndetshëm në mënyrë që të parandalojmë sëmundjet e ndryshme.