Hapet konkursi i projektimit për objektin e QMF në lagjen "Prishtina e re-Zona Perëndim"

- 20 Mar 2019

Investimi i radhës për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare do të jetë në rr. “Kujtim Laro”,lagjja e “Prishtina e Re- Zona Perëndim”, në afërsi të fshatit ndërkombëtar dhe lokacioni ka një sipërfaqe prej 1971m2.

Në ndërkohë kanë filluar procedurat e prokurimit për konkursin e projektimit për hartimin e projektit ideor arkitektonik për këtë Qendër.

Njoftimi për kontratë: goo.gl/Y2NCq8