Shoqata Down Syndrome Kosova bëhet me hapësira të reja pune

- 21 Mar 2019

21 Marsi - Dita Botërore e Down Syndrome shënohet simbolikisht me përurimin e hapësirave të reja të shoqatës Down Syndrome Kosova (DSK).

Përkrahja e Drejtorisë së Mirëqenjes Sociale duke iu ofruar këto hapësira do të mundësojë përfshirjen e shumë fëmijëve që kanë nevojë për shërbimet e kësaj shoqate.

Integrimi dhe gjithëpërfshirja e të gjithë pjesëtarëve të komunitetit, pa përjashtim, është domosdoshmëri për mirëqenje të shëndoshë në shoqërinë tonë.