Kryetari, Ahmeti viziton lokacionin ku kanë filluar punimet për ndërtimin e parkut të ri në Arbëri

- 21 Mar 2019

Hapësirat e gjelbëra në Prishtinë po shtohen!

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Drejtorin për Investime Kapitale e Menaxhim të Kontratave Gëzim Mehmeti vizituan lokacionin ku kanë filluar punimet për ndërtimin e parkut të ri në Arbëri.

Kjo hapësirë, që deri vonë ishte deponi joformale tani po shndërrohet në park me gjelbërim e fusha sportive dhe do të mund të shfrytëzohet nga banorët e lagjes Arbëria dhe Kodra e Trimave.

Revitalizimi i hapësirave me gjelbrim po e ndihmon zhvillimin e qytetit drejt jetesës së shëndetshme.