Kryetari Shpend Ahmeti dhe Drejtori për Urbanizëm mbajtën konferencë për shtyp

- 22 Mar 2019

Kryetari Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Urbanizmit Ardian Olluri prezentuan punën e kësaj drejtorie gjatë vitit 2018, planifikimet dhe projektet për vitin 2019, si dhe risitë në procedurat e aplikimit dhe pajisjes me leje ndërtimore.

Gjatë vitit 2018, Drejtoria e Urbanizmit ka trajtuar 2749 kërkesa, prej të cilave 1732 janë përfunduar. Jane lëshuar 186 leje ndërtimore, përkatësisht është lejuar sip ndertimore prej 869,019.99 m2.

Gjatë vitit 2018 janë pranuar 23 kerkesa per certifikata te perdorimit, kurse që nga viti 2000 deri tani janë lëshuar vetëm 71 leje përdorimi për 1724 leje të lëshuara për këtë periudhë.

Pjesë e lehtësimit për aplikimin dhe pajisjen me leje ndërtimore, përvec sistemit one-stop shop, është eliminuar edhe procedura e pajisjes me pëlqime për rregullimin e tokës ndërtimore duke i përfshirë të njejtat në dokumente për kushte ndërtimore.

Në drejtorinë e Urbanizmit është funksionale edhe një zyre shërbyese informuese që ofron informata dhe ndihmon aplikuesit gjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit ndërtimor dhe aplikimit për leje ndërtimore.

Në funksion të rritjes së transparënces, përveç “permit tracking system” dhe publikimit të lejeve ndërtiomore, tashmë bëhet edhe publikimi i të gjithë procesit me kushte ndërtimore, njoftimi publik, komentet e palëve, vendimet e drejtorisë dhe kushtet ndërtimore të propozuara.
Në këtë mënyre, u mundësohet që të gjitha palëve të interesit, të kenë qasje në kohë të njejtë lidhur me procesin dhe të kenë mundësi të japin komentet e tyre.

Së shpejti, Drejtoria e Urbanizmit do të fillojë publikimin e te gjitha objekteve të pajisura me certifikatë përdorimi dhe ato te cilat nuk janë të pajisura me këtë certifikatë.

Poashtu, Drejtoria e Urbanizmit është duke bërë përgatitjet teknike për të filluar fazën testuese të aplikimit online për kushte ndërtimore për objektet e kategorise I (shtëpi individuale deri 450 m2) dhe fillimin e pilot projektit të zyrës për banim në kuadër të drejtorisë.
Kjo zyre do të ketë dy fushëveprime: banimin publik dhe përmirësimin e kushteve të banimit në ndërtesat kolektive.