Prezantohet shërbimi i ri elektronik në e-kiosk - Certifikata e pronës

- 10 Apr 2019

Nënkryetari Muhedin Nushi dhe Paul Vaca, drejtor i zyres për politika në USAID prezentuan shërbimin e ri elektronik “Certifikata e pronës (Fleta Poseduese) në e-kiosk”.

Prej tash, në e-kiosqet në dy ndërtesat e Komunës dhe në zyren e gjendjes civile në Ulpianë, përveç dokumenteve të gjendjes civile, qytetarët do të mund të i marrin edhe certifikatat e pronës (fletat poseduese), me çmimin e njejtë sikurse në sportel.

Këtë shërbim do të mund të e marrin të gjithë qytetarët që nuk kanë konteste dhe që borxhin e tatimit në pronë e kanë nën 100 Euro.

Jemi duke shqyrtuar mundësinë për përfshirjen edhe të dy shërbimeve të reja dhe rritjen e numrit të aparateve të e-kioskut nëpër pjesë të ndryshme të Prishtinës, në menyrë që qytetarët të kenë shërbima të shpejta, cilësore dhe të besueshme.