Hapet Qendra e dytë për të moshuar në lagjen Aktash

- 11 Apr 2019

Prishtina është e para dhe e vetmja që ka investuar në qendrat sociale si kjo, në mënyrë që pensionistëve dhe të moshuarve të u ofrohet një hapësirë si vendtakim për socializim dhe argëtim.

Një falenderim i veçantë për të gjithë që e mbështetën realizimin e kësaj qendre: Ndërmarrjen Publike Banesore për hapësirën, Zyren e Regjenerimit Urban për projektimin, studion projektuese “Tiki Design” për inventarin, Kujtesën, kompanite Neptun dhe Beko për pajisjet elektrike dhe kompaninë “Liri”.

Të kujdesemi dhe respektojmë brezin që kontriboi shumë në kohërat më të vështira!