Njoftim për qytetarë për Planin e mobilitetit të qëndrueshëm urban të Prishtinës (PMQU)

- 24 May 2019

Në mbështetje të nenit 18 te Udhëzimit administrativ nr.0612018, për standardet minimale të konsultimit publik në komuna, nenit 13 të Udhëzimit administrativ, nr. 0412018, për transparencë në komuna, Komuna e Prishtinës, shpall këtë njoftim:

Njoftohet i gjithë publiku se Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me datën 02.05.2019, votoj pro propozim - vendimit për lënien në shqyrtim publik të projektdokumentit për Planin e mobilitetit të qëndrueshëm urban të Prishtinës (PMQU) dhe  njëkohësisht ka marr Vendim që ky Plan ti lihet në dispozicion publikut për shqyrtim dhe komente.

Ky Projekt - dokument do të  ekspozohet në hollin e objektit të Komunës së Prishtinës ,  rruga UÇK - 2 (objekti i vjetër  i Komunës) në kohëzgjatje prej 30 ditësh duke filluar prej datës 05.06.2019, çdo ditë pune prej orës 09:00–16:00.

Organizmin e shqyrtimit publik të këtij Projekt-dokumenti  e bën Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të  Qëndrueshëm të Komunës së Prishtinës, me ç’rast do të evidentohen përmbledhjet e propozimeve, vërejtjeve  dhe sugjerime me shkrim në projektdokumentin gjatë shqyrtimit publik, në mënyrë që të njëjtat të shqyrtohen  para miratimit përfundimtar të këtij Projekt-plani nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës.

 

Plani i Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban të Prishtinës (PMQU)