Komuna e Prishtinës pjesë e punëtorive për Hapjen e të dhënave në Kosovë

- 29 May 2019

Komuna e Prishtinës ishte pjesë e punëtorisë "Hapja e të Dhënave në Kosovë për Qeverisje të Hapur dhe Transparente" e organizuar nga Open Data Kosovo në bashkëpunim me ASHI - Agjencia e Shoqërisë së Informacionitnë përkrahje të Friedrich Naumann Stiftung for Western Balkans.

Në punëtori u prezentuan iniciativat e Komunës për të dhënat e hapura në prokurim publik dhe për standardizimin e të dhënave për kontraktim të hapur (OCDS) të implementuar në platformën "Kontratat e hapura".

Hapja e të dhënave është hap kyç për një menaxhim të mirë të kontratave publike dhe për qeverisje të hapur, transparente e efektive.