Shënohet Dita Botërore e Mjedisit me mbjelljen e fidaneve në rrugën “Perandori Justinian” në Kryeqytet

- 05 Jun 2019

5 Qershori, Dita Botërore e Mjedisit u shënua me mbjelljen e fidaneve në rrugën “Perandori Justinian” në Kryeqytet.

Një falenderim i veçantë Bankës TEB për dhurimin e 100 fidaneve për Prishtinën.

Dita Botërore e Mjedisit (World Environment Day/WED) shënohet më 5 qershor çdo vit dhe është mjeti kryesor i Kombeve të Bashkuara për rritjen e vetëdijes dhe bashkëveprimit për mbrojtjen e mjedisit.

Çdo vit përzgjedhet një temë dhe një shtet nikoqir, ku mbahen aktivitetet kryesore. Tema e vitit 2019 është “Ndotja e Ajrit” dhe Kina është nikoqire e manifestimit qendror.

Dita Botërore e Mjedisit është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1972 gjatë Konferencës së Stokholmit mbi Mjedisin Njerëzor, që rezultoi nga diskutimet mbi integrimin e ndërveprimeve njerëzore dhe mjedisit, ndërsa tema e parë ka qenë "Vetëm një Tokë".