Fondet e mbledhura nga "Loja e Yjeve" dhe koncerti "Gjurmët" ndahen për bamirësi

- 19 Jun 2019

Në kuadër të aktiviteteve 20/20, këtë qershor, Komuna e Prishtinës ka organizuar aktivitetet bamirëse "Loja e yjeve" dhe Koncertin e Grupit "Gjurmët".

Shuma 9,288€ e mbledhur nga shitja e biletave të "Lojës së Yjeve" do iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë. Ndërsa shuma e mbledhur 8,800€ nga koncerti i grupit "Gjurmët" do të përdoren për blerjen e instrumenteve muzikore për nder të 70-të vjetorit të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova“ në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës falenderon përzemërsisht Granit Xhakën, Milot Rashicën, të gjithë 'yjet' pjesëmarrës në ndeshje, grupin muzikor "Gjurmët" dhe mysafirët artist që u janë bashkangjitur qëllimit tonë bamirës.