Aksion për mbledhjen e mbeturinave të amvisërisë dhe atyre inerte, paraqitni rastet në numrat 0800 122 33; 0800 122 44; 0800 122 55

- 26 Feb 2015

Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Inspekcionit njoftojnë qytetarët e Komunës së Prishtinës që duke filluar nga java e ardhshme do të fillojë pastrimi i deponive ilegale në Komunën e Prishtinës të krijuara ndër vite.

Bashkangjitur është lista e të gjitha deponive ilegale të cilat janë identifikuar nga komuna.
Pastrimi i mbeturinave të amvisërisë duhet të bëhet nga KRM “Pastrimi” si pjesë e kontratës për pastrimin e deponive që po bëhen pika mbledhëse të qenve endacakë, duke u shndërruar në pika të rrezikshme për qytetarët.
Ndërsa, mbeturinat inerte do të largohen si pjesë e kontratave të pastrimit të mbeturinave inerte që Komuna e Prishtinës i ka me operatorë. Në këtë aksion do të ndihmojë edhe kompania publike lokale “Hortikultura”.

Lusim të gjithë qytetarët që kanë informacione për lokacione të tjera ilegale të mbeturinave që nuk janë të përfshira në listën e përpiluar nga Komuna e Prishtinës, që të paraqiten në numrat pa pagesë: 0800 122 33; 0800 122 44; 0800 122 55.

Po ashtu, pas pastrimit të mbeturinave të amvsisërisë dhe atyre inerte, ftojmë të gjithë qytetarët të ndihmojnë së bashku në mirëmbajtjen e pastëristë së qytetit.
Komuna e Prishtinës është duke punuar sipas modelit të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave në Komunën tonë dhe gjatë javëve në vijim do të njoftoheni me të gjitha ndryshimet që do të ndodhin në Komunën e Prishtinës, sa i përket kësaj fushe.
Gjithashtu, gjatë javës së ardhshme do të vendosen edhe tre kontejnerë të mëdhenj në tre pika të ndryshme në qytet me qëllim të largimit të mbeturinave të ndërtimit si dhe gjësendeve të mëdha (p.sh. mobilieve të vjetra).

Raport mbi Deponitë Ilegale-sasia, lloji dhe mjetet e punës për largimin e tyre[pdf]