Përparim Rama

 

Tel:     038 234 944

 

Përparim Rama është arkitekt dhe urbanist i njohur shqiptar, i cili është vlerësuar me çmime ndërkombëtare.

Ai u lind më 20 janar të vitit 1976, në Prishtinë. Në moshën 16 vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe. Pjesën e parë të studimeve universitare Bachelor i ka filluar në vitin 1995, në SBU “London Bank University” për Arkitekturë, dhe i ka përfunduar në vitin 1998. Gjatë periudhës 2001-2003 vazhdoi pjesën e dytë të studimeve në “University of East London”. Pas studimeve Bachelor, nga viti 2003 vazhdoi studimet për Master DipArch në "University of East London". Nga CECA “Centre for Evolutionary Computing in Architecture” u shpall Master i dalluar.

Në vitin 2012, në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, Rama përfaqësoi Kosovën për herë të parë në historinë e saj me Pavilionin ''Punuesi i filigranit''.

Përparim Rama njihet për angazhimin e tij në planifikim hapësinor të Lojërave Olimpike në Londër, në vitin 2012; për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha's, kryeqytetit të Katarit; për projekte madhore në Nju-Jork, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë.

Në vitin 2013, Përparim Rama bashkë me ekipin e tij, fituan çmimin e parë në "World Interiors News Annual Award 2013", duke mposhtur 1,600 kandidatë nga mbarë bota.

Përparim Rama është anëtar i asociuar i Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë.​

 

Përgjegjësitë e Kryetarit të Komunës

Kryetari i Komunës, në pajtim me dispozitat e LVL - së dhe Statutit të Komunës, është përgjegjës të:

  1. përfaqësojë Komunën dhe vepron në emër të saj;

  2. udhëheqë ekzekutivin e Komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyrë administrimin financiar të Komunës;

  3. ushtrojë të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Komunës apo komiteteve të tij;

  4. ekzekutojë aktet e Kuvendit të Komunës;

  5. emërojë dhe shkarkojë zëvendësin e tij/saj;

  6. emërojë dhe shkarkojë drejtorët, të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave;

  7. organizojë punën dhe të drejtojë politikën e Komunës;

  8. propozojë rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvendin e Komunës;

  9. propozojë zhvillimin komunal, planet rregulluese dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për miratim në Kuvendin e Komunës dhe ekzekuton buxhetin e miratuar;

  10. raportojë para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomike – financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku një herë në gjashtë muaj, apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës;

  11. kërkojë që Kuvendi i Komunës ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsiderohet se akti bie në kundërshtim me legjislacionin në zbatimin, apo interesin e komuniteteve;

  12. mbikëqyrë administrimin e përgjithshëm financiar;

  13. delegojë përgjegjësi te anëtarët e Këshillit të Drejtorëve dhe të mbikëqyrë zbatimin e përgjegjësive të deleguara;

  14. të bëjë ndryshime në lidhje me funksionimin dhe numrin e drejtorive dhe funksionet e tyre në pajtim me legjislacionin në fuqi

    të kryejë përgjegjësi të tjera të përcaktuara nga Kuvendi i Komunës.