Teatri Kombëtar
Kosova, si shtet i ri, veprimtarinë teatrore e ka të rregulluar me ligj. Ky ligj shpjegon në mënyrë shumë të përgjithshme edhe rolin e funksionin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK), si institucioni më i lartë teatror në vend, që merret me prodhimtarinë teatrore dhe sjell para publikut vlerat më cilësore të dramaturgjisë kombëtare dhe të asaj botërore. Megjithatë, fizionomia dhe roli i këtij teatri është ende duke u profilizuar.
Vizioni i tij në relacion me publikun, me dramaturgjinë kombëtare dhe me shtetin është duke u qartësuar me shumë ngadalësi. Posaçërisht raporti i këtij teatri me dramaturgjinë kombëtare dhe me shtetin janë dy pikat më të diskutueshme në debatet për teatrin në historinë e tij të re.
Foto: Wikimedia - Bdx