Arbër Sadiki u lind në Prishtinë, në vitin 1977.

Ka diplomuar për arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Mban gradën shkencore Doktor i Shkencave Teknike në Fushën e Arkitekturës dhe Urbanizmit, nga Universiteti i Beogradit.

Fusha e tij e ngushtë hulumtuese lidhet me marrëdhëniet mes rrethanave shoqërore dhe arkitekturës së Prishtinës, në periudhën kohore 1945-1990. 

Gjatë karrierës së tij ka ushtruar shumë detyra, si:

Kryetar i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës (nëntor 2013 - nëntor 2014).

Asistent kurator i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e 14-të të Venecias (14 La Biennale di Venezia).

Bashkëpunëtor në publikimin dhe ekspozitën “Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980”, MoMA, New York, 2018.

Anëtar i International Council on Monuments and Sites ICOMOS, Paris.

Anëtar i Docomomo International, Lisbonë.

Nominues në Aga Khan Award for Architecture, Gjenevë, për periudhën e viteve 2016 - 2019 dhe vitin 2022.

Fitues i “Çmimit Vjetor për Vepër Shkencore në fushën e Trashëgimisë Kulturore”, 2020, ndarë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për botimin me titull: “Arkitektura e Ndërtesave Publike në Prishtinë: 1945-1990, Faktorët Shoqëror dhe Formësues”.

Nga viti 2012, është i angazhuar në mësimdhënie në Fakultetin e Arkitekturës në UBT, Prishtinë.

Pjesë e shkëmbimit të stafit akademik në programin Erasmus+ (2018, 2019), me Anhalt University of Applied Sciences, Dessau, Gjermani.

Aktualisht ushtron pozitën e Drejtorit të Urbanizmit, në Komunën e Prishtinës.

E-mail: arber.sadiki@rks-gov.net

Asistente: dardania.krasniqi@rks-gov.net

Tel: 038/221-242



Drejtoria e Urbanizmit

Përgatit dhe ofron informacione bazë dhe dokumente për përgatitjen, miratimin e dokumentacionit teknik për leje të ndërtimit;

Propozon dhe zbaton aktet ligjore nga lëmi i planifikimit hapësinor; Planit zhvillimor të Komunës, Planit zhvillimor urban, Planit rregullues urban, si dhe rregullativën nga lëmi i ndërtimeve investive dhe mbrojtja e mjedisit;

Përcakton kushtet e ndërtimit, në harmoni me Ligjin e ndërtimit,

Propozon dhe miraton kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme, pajisjeve dhe elementeve mikro - urbane në territorin e qytetit dhe të komunës;

Merret me hartimin e projekt rregulloreve, ekspertizave analitike, veprimtarive të tjera në fushat e caktuara të planifikimit hapësinor dhe urban, mbrojtja e mjedisit dhe lëmi i ndërtimeve;

Propozon dhe zbaton programin për hapësirën e komunës;

Lëshon leje të ndërtimit për të gjitha llojet e objekteve që përcakton ligji në kompetencë të Komunës;

Jep pëlqime për ndërtimin e objekteve të rëndësisë lokale dhe zhvillimeve të tjera.

Organizon dhe trajnon grupet profesionale dhe kapacitetet njerëzore për procedurën e legalizimit;

Organizon dhe cakton grupin profesional për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave (dokumentacioneve) për legalizim;

Organizon dhe cakton grupin profesional për vlerësimin e objekteve te ndërtuara pa leje;

Konstaton dhe përcjell informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi, dhe veçmas me rregulloren dhe Manualin për legalizim;

Kontrollon dokumentacionin teknik në harmoni me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi, si dhe me rregulloren dhe Manualin për legalizim;

Shqyrton programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në tërësitë hapësinore ilegale;

Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore dhe me të gjitha subjektet tjera përkatëse;

Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimeve ilegale;

Lëshon vendime dhe vërtetime për gjendjen e objekteve ekzistuese;

Konstaton dhe përcjell informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet dhe dokumentacionet urbanistike në fuqi;

Jep leje për përdorimin e objekteve të përfunduara;

Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore;

Propozon krijimin e zonave të tokës së ndërtimit dhe përpunon lokacionet për dhënien e tokës në shfrytëzim;

Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.


Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Urbanizmit, është e organizuar në këta sektorë:

Sektori i Urbanizmit
Sektori i Legalizimit
Sektori për mbrojtjen e mjedisit dhe energjisë efiqiente